Ballina Bota Trump: Melonit i mungon guximi për luftën në Iran

Trump: Melonit i mungon guximi për luftën në Iran

114
0

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se kryeministres italiane, Giorgia Meloni, i mungon guximi për luftën në Iran.

Kritikat e Trumpit vijnë pasi Meloni i quajti komentet e presidentit amerikan për Papa Leon si “të papranueshme”.

“Jam i shokuar prej saj. Mendova se kishte guxim, por gabohesha”, i thotë ai gazetës italiane Corriere della Sera, duke thënë gjithashtu se Meloni “mendon se Amerika duhet të bëjë punën në emër të saj”, raporton BBC.

Trump sërish ka kritikuar Melonin për qasjen e saj ndaj luftës në Iran.

“Ajo është ajo që është e papranueshme, sepse nuk i intereson nëse Irani ka një armë bërthamore dhe do ta hidhte në erë Italinë në dy minuta nëse do të kishte mundësi.”, ka thënë Trump.