Gazetari i njohur Lutfi Dervishi ka ironizuar përdorimin e autobotëve me ujë në protestën e opozitës, teksa policia ka hedhur disa herë ujë me presion ndaj tubuesve.
Në një postim në Facebook, Dervishi shkruan se autobotët mund të ishin përdorur edhe te pallati që u shkrumbua pranë “Farmacisë 10” në Tiranë.
“Këto makinat e ujit mund t’i kishin përdorur edhe te pallati që u shkrumbua…”, shkruan ai.
Postimi i Dervishit
Kujtojmë se nga zjarri që ra në pallatin e ndërtuar nga kompania “Arlis”, pranë QSUT, u shkrumbuan mbi 71 apartamente dhe 11 persona mbetën të lënduar.







