Ballina Aktualitet Televizioni i madh gjerman: Opozita proteston kundër korrupsionit të kryeministrit, policia dhunon...

Televizioni i madh gjerman: Opozita proteston kundër korrupsionit të kryeministrit, policia dhunon qytetarët

75
0

Televizioni i madh gjerman ZDF i ka kushtuar një kronikë protestës së 17 prillit në Tiranë.

Sipas televizionit, opozita ka protestuar kundër korrupsionit të kryeministrit, ndërsa policia ka ndërhyrë me dhunë.

‘Gjatë protestave kundër kryeministrit të Shqipërisë, Rama, shpërthyen përleshje në Tiranë.

Policia ndërhyri duke përdorur ujëhedhës dhe sprej piper ndaj protestuesve, të cilët hodhën bomba zjarri ndaj zyrës së kreut të qeverisë.

Opozita, e cila kishte organizuar protestat, e akuzon Ramën për korrupsion dhe kërkon dorëheqjen e tij’, thuhet në kronikën e televizionit gjerman, ZDF.