Ballina Politika Pjesëmarrje masive/ Demokratët e Degës Krujë zgjedhin kreun e ri të PD

Pjesëmarrje masive/ Demokratët e Degës Krujë zgjedhin kreun e ri të PD

71
0

Dega e Partisë Demokratike Krujë, ka zhvilluar ditën e sotme, 19. 04. 2026, zgjedhjet për kreun e ri të demokratëve në Krujë dhe Fushë Krujë, të cilat janë bashkuar në një degë të vetme, sipas statutit.

Pak minuta më parë ka përfunduar procesi i numërimit të votave në Degën e PD, Krujë, ku fitues rezulton kandidati, Aulon Ylli Kalaja, i cili garonte me Myftar Hysen Ismailaja.

Sipas procesverbalit zyrtar, gjithësej kanë marrë pjesë 717 demokratë nga Kruja, Fushë Kruja, Thumana, Burizana, Cudhis, Niklë dhe Bubqi.

Aulon Kalaja ka siguruar 622 vota, duke u bërë kështu Kryetari i ri i PD, Dega Krujë.