Një sërë bastisjesh janë kryer në Romë që prej mëngjesit të kësaj të hëne nga forcat speciale të Karabinierëve, si pjesë e një hetimi për mbikëqyrje të paligjshme.
Sipas informacioneve të deritanishme, hetimi lidhet me marrjen e paligjshme të të dhënave personale përmes një sistemi elektronik, si dhe me shkelje të rënda të privatësisë.
Shtypi italian raporton se në këtë operacion dyshohet se janë përfshirë anëtarë të forcave të policisë dhe ish-drejtues të shërbimeve të sigurisë së vendit, të cilët dyshohet se kanë qenë në kontakt me biznesmenë dhe persona të lidhur me skenën politike italiane.
Grupi, i quajtur “Squadra Fiore”, dyshohet se ka vepruar prej vitesh në kryeqytetin italian si një rrjet i strukturuar që kryente në mënyrë të paligjshme aktivitete të ngjashme me ato të shërbimeve zyrtare të sigurisë së shtetit.







