Ballina Kronika I rrezikoi jetën policëve te sheshi Willson, kush është 40-vjeçari Mishel Prela...

I rrezikoi jetën policëve te sheshi Willson, kush është 40-vjeçari Mishel Prela i njohur në botën e krimit e të artit? I shpëtoi për fije të perit atentatit te “Partizani”

112
0

Është vënë në pranga ditën e sotme aktori Mishel Prela i cili u kap duke drejtuar mjetin e tij në gjendje të alkoolizuar, nën efektin e lëndëve narkotike dhe pa leje drejtimi, duke u rrezikuar jetën efektivëve që tentuan ta ndalonin pasi 40- vjeçari u pikas duke kryer manovra të rrezikshme në rrugë.

Disa mund ta kujtojnë Prelën si aktorin kryesor të filmit “Saimir” që e bëri atë mjaft të njohur në botën e artit. Por emri i tij rezulton të jetë mjaft i njohur dhe në botën e krimit.

Kohë më parë Prela rezulton se ka qenë i dënuar me burg.

Në vitin 2017 ai shpëtoi një atentati të ndodhur pranë shkollës ‘Partizani’ në Tiranë, nga i cili ai shpëtoi për fije të perit. Nga atentati i ndodhur ndja tij, 2 plumba prekën trupin e tij, por nuk i rrezikuan jetën.

Hulumtimet e kryera ndaj Prelës nxjerrin në pah se në 2014-ën, ai dhunoi njerkun në banesën ku jetonte edhe nëna e tij me pretendimin se ky i fundit i kishte borxhe.

Asokohe në bashkëpunim me shokun e tij Prela theu orenditë shtëpiake dhe morin me vete televizorin për ta shitur.

Ndërsa ditën e sotme, aktori Mishel Prela është vënë në pranga pasi u rrezikoi jetën policëve të “Sheshi Willson”.

Njoftimi

DVP Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Thirrja”.

Në mesnatë, kreu manovra të rrezikshme, me automjetin që drejtonte në efektin e lëndëve narkotike, në efektin e alkoolit dhe pa leje drejtimi, kapet te sheshi “Wilson”, si rezultat i ndjekjes policore, 40-vjeçari.

Pasi iu bë shenjë ndalimi, ai shtoi shpejtësinë e automjetit, kreu manovra të rrezikshme për jëtën e punonjësve të Policisë, përplasi automjetin e tyre dhe gjatë shoqërimit, i kundërshtoi me dhunë.

Sekuestrohen automjeti tip “Volkswagen” dhe sasi lënde narkotike Kokainë që u gjet gjatë kontrollit në të.

Gjatë patrullimeve të shtuara gjatë fundjavës, me objektiva garantimin e sigurisë së qytetarëve dhe parandalimin e ngjarjeve kriminale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në rrugën “Ibrahim Rugova”, kanë konstatuar një shtetas që kryente manovra të rrezikshme me automjetin që drejtonte, dhe për këtë arsye i kanë bërë shenjë ndalimi.

Drejtuesi i automjetit nuk i është bindur urdhrit të përsëritur, por ka shtuar shpejtësinë e lëvizjes, ka rrezikuar me manovra me automjet, jetën e punonjësve të Policisë, dhe pasi ka përplasur automjetin e tyre, është larguar.

Shërbimet i janë vënë menjëherë në ndjekje, dhe në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në kuadër të operacionit të koduar “Thirrja”, kanë mundësuar kapjen pas disa minutash, te sheshi “Wilson”, dhe arrestimin e drejtuesit të automjetit, shtetasit M. P., 40 vjeç, banues në Tiranë. 40-vjeçari ka kundërshtuar me dhunë, efektivët, dhe gjatë shoqërimit në ambientet e Policisë.

Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se ai e drejtonte automjetin, në efektin e lëndëve narkotike, në efektin e alkoolit dhe pa leje drejtimi. Gjatë kontrollit në automjet u gjet dhe u sekuestrua me cilësinë e provës materiale, sasi lënde e dyshuar narkotike Kokainë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.