Ballina Aktualitet Landfilli i Bushatit në flakë, nënkryetari i bashkisë së Vaut të Dejës...

Landfilli i Bushatit në flakë, nënkryetari i bashkisë së Vaut të Dejës tregon se si nisi zjarri: Nuk rrezikohen banesat

65
0

Një vatër zjarri është regjistruar që prej mesditës së djeshme në landfillin e Bushatit, duke angazhuar disa forca zjarrfikëse nga zona të ndryshme të vendit.

Nënkryetari i bashkisë Vau i Dejës, Elvis Preçi, bëri të ditur se në operacion janë përfshirë shërbimet zjarrfikëse nga Shkodër, Lezhë, Kamëz dhe Tiranë. Sipas tij, përhapja e flakëve është favorizuar nga era, duke e bërë më të vështirë vënien nën kontroll të situatës.

Ai theksoi se zjarri nuk dyshohet të jetë i qëllimshëm, bazuar edhe në verifikimet e kryera përmes kamerave të sigurisë në zonë. Preçi siguroi se deri më tani nuk ka rrezik për banesat përreth, ndërsa shprehu optimizëm se gjatë ditës së sotme do të bëhet e mundur shuarja e plotë e flakëve.

“Gjatë mesditës së djeshme është marrë njoftim për një vatër zjarri në landfillin e Bushatit. Në operacion morën forcat e Vaut të Dejës, të Shkodrës, të Lezhës, të Kamzës, Tiranës. Si pasojë e erës u përhap më shumë zjarri. Zjarri nuk ka qenë i qëllimshëm, sipas edhe këqyrjes së kamerave të sigurisë. Nuk rrezikohen banesa. Shpresojmë që sot të bëhet e mundur shuarja e zjarrit.”, tha ai.