Ballina Aktualitet Partnerët e Kushner hapin kompani në Shqipëri/ Vëllezërit Khayyat regjistrojnë “Sazan Operations”,...

Partnerët e Kushner hapin kompani në Shqipëri/ Vëllezërit Khayyat regjistrojnë “Sazan Operations”, por do të ndërtojnë Zvërnecin

81
0

Në dhjetor të vitit të kaluar, në regjistrin e ndërmarrjeve të Katarit u themelua një kompani me emrin Sazan Operations Holding LLC.  Por themelimi i një kompanie me emrin e Sazanit në Katar nuk ishte aspak e rastësishme.

Partnerët e Kushner hapin kompani në Shqipëri/

Themelimi i Sazan Holding ne Katar

Pak ditë më parë, Sazan Operations Holding LLC themeloi në Shqipëri kompaninë Sazan Operations shpk.

Sipas dokumentave të depozituara në QKB, objekti i veprimtarisë do të jetë zhvillimi i pasurive të paluajtshme, zotërimi dhe menaxhimi i hoteleve etj.

Partnerët e Kushner hapin kompani në Shqipëri/

Themelimi i Sazan Operations ne Shqiperi

Por ndonëse emri i kompanisë thotë Sazan, projekti ku do të përfshihet vërtetë shoqëria është resorti i Zvërnecit. Por kush qëndron pas kompanisë nga Katari?

Vëllezërit Khayyat

Sipas dokumentave të regjistruara në Katar, kompania është themeluar nga Khaled Zi Alnon dhe Mohamad Omar Almashhour. I pari është anëtar i bordit drejtues të Assets Group, ndërsa i dyti është shefi i Financave dhe këshilltari personal i Moutaz Al-Khayyat.

Partnerët e Kushner hapin kompani në Shqipëri/

Themeluesit e Sazan Operations

Assets Group është një nga kompanitë e shumta që zotërohen nga vëllezërit Khayyat, Moutaz dhe Ramiz Khayyat. Të lindur në Siri ata tashmë janë shpërngulur në Katar, ku kanë ndërtuar një perandori të vërtetë financiare, e cila përbëhet nga disa kompani shumë të mëdha si Assets Group, Poëer International Holding, Urbacon Trading and Contracting etj.

Por veç fuqisë së madhe financiare, vëllezërit Khayyat njihen ndryshe edhe si ortakë të Jared Kushnerit, dhendrrit të Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump.

Një ditë më parë, prestigjozja amerikane New York Times i kushtoi një artikull të gjatë vëllezërve Khayyat dhe lidhjes së tyre me Kushner. I titulluar “Miliarderët sirianë kishin nevojë për një favor në Uashington, ata thirrën emrin e Trump”, artikulli shpjegon në detaje se kush janë vëllezërit Khayatt dhe lidhjen e tyre me familjen e Presidentit Trump.

Partnerët e Kushner hapin kompani në Shqipëri/

Mes ortakërive, gazeta amerikane citon dhe negocimin e një marrëveshje për ndërtimin e një resorti multi miliardë dollarësh në Shqipëri.

Sazani? Jo, Zvërneci

Ndonëse emri i kompanisë së Khayyatëve në Shqipëri është Sazan Operations, në të vërtetë kompania do të marrë pjesë në ndërtimin e resortit të Zvërnecit. Gjigandët nga Katari do të jenë një nga kompanitë përbërëse të konsorciumit për ndërtimin e resortit ultra luksoz, leja e të cilit është marrë nga kompania Zvërnec South Adriatic Development shpk.

Kjo e fundit zotërohet nga një kompani holandeze, por ajo nuk do të jetë kompania e vetme e projektit. Kapitali ka raportuar më parë se pjesë e projektit do të jenë edhe vëllezërit Khayyat. (Lexo këtu).

Prania e gjigandëve ndërkombëtarë të këtyre përmasave sinjalizon se projekti i Zvërnecit po avancon me shpejtësi drejt realizimit, ndryshe nga ai i Sazanit, i cili duket më kompleks, por edhe më i vështirë për t’u realizuar.

Një ditë më parë Komiteti i Investimeve Strategjike njoftoi se ka shtyrë afatin për zbatimin e projektit prej 1.4 miliardë eurosh për ndërtimin e një resorti luksoz në ishullin e Sazanit, duke argumentuar se kompleksiteti teknik, ligjor dhe infrastrukturor ka ngadalësuar ecurinë e planit fillestar./kapital