Ballina Politika PD dhe partitë e vogla drejt dakordësisë, Ermal Hasimja: Qëndrim të unifikuar...

PD dhe partitë e vogla drejt dakordësisë, Ermal Hasimja: Qëndrim të unifikuar për Kodin e ri Zgjedhor. Ja çfarë përmban marrëveshja

96
0

PD dhe partitë e vogla opozitare janë drejt një dakordësie për tu bashkuar së bashku në një front opozitar në zgjedhje.

Forumi për Dialogun Politik  po punon për një marrëveshje të partive të opozitës për një qëndrim të unifikuar për kodin e ri zgjedhor.

“Gjatë javëve të shkuara kemi biseduar me drejtuesit e partive kryesore dhe kemi arritur një marrëveshje në parim, ndërkohë që punojmë për detajet konkrete.

Sistemi proporcional kombëtar me lista të hapura dhe koalicione parazgjedhore është propozuar nga vetë Forumi dhe dy parti opozitare.

Partia Demokratike ka pranuar propozimin. Aktualisht po punohet për detajet konkrete”, shprehet përfaqësuesi i Forumit, Ermal Hasimja.

Forumi mendon se një sistem i tillë zgjedhor do të garantojë një përfaqësim më të drejtë të shqiptarëve, do të mundësojë garë më të ndershme dhe deputetë më përfaqësues. Ky sistem mundëson gjithashtu një përfaqësim më të drejtë të partive të reja opozitare