Ballina Politika Belinda Balluku përplaset me Armando Subashin, e besuara e deputetes kërkon shkarkimin...

Belinda Balluku përplaset me Armando Subashin, e besuara e deputetes kërkon shkarkimin e Kryetares së Këshillit Bashkiak

115
0

Belinda Balluku, pavarësisht se e ka humbur pushtetin në Qeveri, kërkon të forcojë pozitat e saj në parti dhe sidomos në Qarkun e Fierit, ku është drejtuese.

Prej kohësh raportohet se ajo ka përplasje të hapura me kryebashkiakun Armando Subashi, dhe veprimet e fundit e tregojnë më së miri këtë gjë.

Nënkryetarja e Këshillit Bashkiak, Fatbardha Merkaj, që raportohet si njeri i besuar i Ballukut, ka kërkuar mbledhjen e Këshillit ditën e enjte, ku kërkon që ndër të tjera, të hidhet në votim shkarkimi i kryetares së Këshillit Bashkiak, Antoneta Çunaj.

Në letrën e publikuar nga Vox News, nuk jepen arsyet e kësaj kërkese, por ajo shihet qartë si vazhdim i “luftës” Balluku-Subashi në Fier.

Mbledhja e së enjtes, pritet të tregojë më qartë, se kush “komandon” në Bashki, Balluku apo Subashi. /Vox News