Ballina Aktualitet Mungoi bashkë me avokatët edhe në seancën e sotme/ GJKKO i vendos...

Mungoi bashkë me avokatët edhe në seancën e sotme/ GJKKO i vendos gjobë dhe ultimatum Majlinda Bufit

65
0

Shtyhet edhe një herë gjyqi për kryebashkiaken e Roskovecit, Majlinda Bufi. Arsyeja është e njëjta me herët e kaluara, mungesa e saj dhe e avokatëve mbrojtës.

Mësohet se ky precedent i mungesave të njëpasnjëshme e ka detyruar GJKKO të japë një ultimatum të fundit se nëse nuk do të paraqiten në seancën e radhës, procesi do të vijojë pa praninë e tyre.

Një tjetër masë e ditës së sotme ka qenë edhe gjobitja e avokatëve, duke i caktuar gjobë prej 5 mijë eurosh secilit. Seanca e sotme ishte për mbrojtjen e ish-kryebashkiakes së Roskovecit.

SPAK më herët ka kërkuar dënimin me 1 vit e 6 muaj burg për Majlinda Bufin, për akuzën e “përdorimit të funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”.

Bufi nuk rrezikon të shkojë në qeli për shkak se në përfundim SPAK ka sugjeruar pezullimin e dënimit dhe lënien e saj në “Shërbim Prove” për 2 vjet.