Ballina Aktualitet Procesi ndaj Ilir Metës, ish-presidenti kërkon dëshmitar kryeministrin Rama

Procesi ndaj Ilir Metës, ish-presidenti kërkon dëshmitar kryeministrin Rama

62
0

SPAK e akuzon Ilir Metën se, në cilësinë e kryetarit të Kuvendit, ka ndikuar në miratimin e një ligji për minierat, duke favorizuar biznesmenin Samir Mane. Ish-presidenti pretendon se nuk ka kryer vepër penale dhe, për të sqaruar këtë episod, ai kërkon pyetjen e një sërë dëshmitarësh, përfshirë edhe kryeministrin Edi Rama.

“Kërkoj si dëshmitarë: Esmeralda Shkjau, Edi Rama, Gramoz Ruçi, Taulant Balla, Petrit Vasili, etj.” Avokati kërkoi po ashtu të thirret një ekspert kushtetues për të kuptuar se sa është mundësia e kryetarit të Kuvendit të ndikojë te deputetët.

“Do të ishte me vlerë të thërrasim një ekspert në fushën e minierave, apo një ekspert të pavarur për të parë se nga ky ndryshim ligjor sa subjekte kanë përfituar. Për të kuptuar nëse ishte i nevojshëm apo jo”, tha Meta.