Ballina Politika Si zakonisht, Rama dhe Berisha bëhen bashkë për ndryshimin e Kushtetutës…..

Si zakonisht, Rama dhe Berisha bëhen bashkë për ndryshimin e Kushtetutës…..

78
0

Një ditë pasi Sali Berisha njoftoi publikisht se partitë e opozitës po punojnë për një qëndrim të unifikuar për kodin e ri zgjedhor dhe do të kërkojnë ndryshimin e sistemit zgjedhor në proporcional kombëtar me lista të hapura, është shfaqur gatishmëria e Edi Ramës për të punuar bashkë në këtë drejtim.

Damian Gjiknuri, bashkëkryetar i Reformës Zgjedhore, i tha gazetares Elda Menga se PS është e hapur të ndërhyhet tek sistemi zgjedhor, nëse njëherësh pranohet edhe ulja e numrit të deputetëve në 101 siç ka thënë Edi Rama.

Madje Gjiknuri e ka të qartë, vetëm një ditë pas deklaratës së Berishës, se cila duhet të jetë formati i negociatës mes PS dhe PD.

“Është e udhës që të dyja palët të bien dakord të ulen dhe të rishikojnë Kushtetutën nëpërmjet një Komisioni të Reformës Kushtetuese, që prek çështjen e formimit të Kuvendit, numrit të mandateve dhe njëkohësisht edhe çështjen e sistemit zgjedhor, e cila patjetër duhet të konsiderohet, çdo lloj propozimi, për t’u shqyrtuar nga të gjitha palët që do të jenë pjesë e këtij komisioni”,-tha Gjiknuri.

Edi Rama sot mund të ndryshojë gjithçka i vetëm, por jo Kushtetutën.

Ajo e detyron të ulet me Sali Berishën, dhe ulje të tilla, nuk kanë treguar në të shkuarën dobi për shoqërinë, sa për dy partitë e mëdha.

Ajo që ngelet është: Pse Sali Berisha duhet t’i besojë kësaj radhe Edi Ramës dhe cfarë domethënie ka në këto kohë protestash dhe përplasjesh një tavolinë e përbashkët për aktin themeltar të shtetit: reformë apo Pazar?