Ballina Kronika Aksident i rëndë në Kavajë, 39-vjeçari në timon përplas për vdekje këmbësorin

Aksident i rëndë në Kavajë, 39-vjeçari në timon përplas për vdekje këmbësorin

80
0

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Kavajë-Rrogozhinë, në afërsi të mbikalimit të Gosës.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se automjeti me drejtues një 39-vjeçar ka aksidentuar për vdekje një këmbësor, identifikimi i të cilit ende nuk është bërë i mundur.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, ndërkohë që grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


Njoftimi i Policisë:

Kavajë/Informacion paraprak-Rreth orës 20:15, në aksin rrugor Kavajë–Rrogozhinë, në afërsi të mbikalimit të Gosës, automjeti me drejtues shtetasin R. Q., 39 vjeç, ka aksidentuar një këmbësor ende të paidentifikuar.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, këmbësori ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e shtetasit që humbi jetën, si dhe për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.