Ballina Aktualitet Dhjetëra pasuri të sekuestruara nga SPAK, opozita nis ndryshe seancën, sjell Karçanajn,...

Dhjetëra pasuri të sekuestruara nga SPAK, opozita nis ndryshe seancën, sjell Karçanajn, Agasin dhe Beqirin në sallën e Kuvendit

67
0

Opozita e ka nisur ndryshe senacën e sotme plenare. Në tavolina janë vendosur fotot e Mirlinda Karçanajt, Ergys Agasit dhe Ermal Beqirit. Tre personazhet më të përfolur së fundmi për aferat e AKSHI dhe jo vetëm.

Prokuroria e Posaçme, SPAK, ka vënë sekuestro mbi pasuritë e Agasit, Karçanajt dhe Beqrit, të dyshuarve si krerët e grupit kriminal të AKSHI-t.
29 pasuri të sekuestruara i përkasin Ergys Agasit, ku bëhet fjalë për apartamente, vila dhe sipërfaqe toke, në zona të preferuara të Tiranës dhe Durrësit, shtatë llogari bankare dhe kompania AE SOLUTION.

Ermal Beqirit i janë vënë nën sekuestro 10 pasuri të paluajtshme, përfshirë dhe një jaht luksoz, llogaritë e kompanisë “Soft&Solution”, 8 automjete dhe llogaritë e vetë Beqirit.
Ndërsa, kompanive “FIRST” e Gëzim Hoxhës; “Fasttech” dhe “Fasttech&Fresh” e Andis Papas, dhe asaj “Albascan” të Elision Jorgjis u janë bllokuar fondet.

Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, sipas Prokurorisë, urdhëronin rrëmbimin e rivalëve dhe nën kërcënim i detyronin të tërhiqeshin nga tenderat në AKSHI.
Ish-drejtoreshës së AKSHI-t i janë sekuestruar 3 apartamente në Tiranë dhe Qerret të Kavajës që dyshohen se janë pasuri të fshehurta të ish-drejtoreshës së akkshit
Mirlinda Karcanaj, duke rrëzuar pretendimet e kryeministrit se ish-zyrtarja e lartë jeton me qera.

Karcanaj dyshohet si pjesë e grupit të drejtuar nga Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, kompanitë e të cilëve ushqente me tenderat e institucionit.
Edi Rama e mbrojti të besuarën e tij Mirlinda Karcanaj teksa deklaronte se jetonte me qira, por hetimet e SPAK kanë zbuluar 3 apartamente, dy prej të cilëve në TIranë e një në Qerret të Kavajës.

Këto pasuri të ish-drejtoreshës së AKSHI-t, e cila dyshohet si pjesë e grupit të drejtuar nga Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, kompanitë e të cilëve ushqente me tenderat e institucionit, janë vënë nën sekuestro.