Ballina Kronika DURRES/ Policia ndalime dhe denoncime për vepra penale nga aksidente, dhune familje,...

DURRES/ Policia ndalime dhe denoncime për vepra penale nga aksidente, dhune familje, ndërtim pa leje dhe ndotje mjedisi

91
0

Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin R. B., 66 vjeç, banues në Durrës, pasi në aksin rrugor ”Tiranë-Durrës”, automjeti që drejtonte në gjendje të dehur është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi N. Q., me pasojë vetëm dëme materiale.
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. E., 18 vjeç, banues në Rrogozhinë, pasi në Rrogozhinë, motomjeti që drejtonte pa leje drejtimi është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen K. C. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe një shtetas që udhëtonte me të, të cilët po marrin mjekim dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës:
-ndaluan shtetasin në kërkim J. Dh., 44 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata, më datë 06.04.2026, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. M., 44 vjeç, banues në Durrës, pasi është konstatuar duke kryer punime ndërtimi, pa leje;
-shpallën në kërkim shtetasen R. Xh., 31 vjeçe, banuese në Durrës, pasi ka kallëzuar shtetasi R. D., se ajo i ka marrë celularin, duke e mashtruar se do t’ia kthente të nesërmen. Punohet për kapjen e saj.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë kapën dhe ndaluan shtetasin në kërkim Xh. H., 46 vjeç, banues në Kavajë, pasi ka kryer punime ndërtimi, pa leje, në hotelin e tij, në fshatin Karpen, Golem.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak:
-arrestuan në flagrancë shtetasin M. D., 32 vjeç, banues në fshatin Xhafzotaj, pas ka kallëzuar nëna e tij, se ai ka ushtruar dhunë ndaj saj;
-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin G. M., 63 vjeç, banues në Shijak, pasi ka ndotur mjedisin, duke djegur disa mbeturina, në vendin e quajtur “Shilore”.

Materialet procedurale iu referuan Prokuorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.