Ballina Aktualitet Korridori VIII/ IKMT shemb 7 objekte në aksin Elbasan-Papër, katër prej tyre...

Korridori VIII/ IKMT shemb 7 objekte në aksin Elbasan-Papër, katër prej tyre pa leje ndërtimi

65
0

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka ndërmarrë një aksion për prishjen e 7 objekteve në segmentin rrugor Elbasan–Papër, në kuadër të zbatimit të projektit infrastrukturor të Korridori 8.

Sipas njoftimit, objektet e shembura ishin ndërtime një dhe dykatëshe. Për tre prej tyre është zbatuar procedura e shpronësimit për interes publik, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Ndërkohë, katër objektet e tjera rezultuan pa leje ndërtimi dhe pa dokumentacion të rregullt pronësie, çka ka çuar në ndërhyrjen e menjëhershme të autoriteteve për prishjen e tyre.