Ballina Sport “Buzëqeshin” Barcelona dhe Milan, FIFA gati të çojë në një tjetër nivel...

“Buzëqeshin” Barcelona dhe Milan, FIFA gati të çojë në një tjetër nivel futbollin europian

66
0

Këtë edicion futbollistik, Barcelona dhe Milan panë t’u anulloheshin dy ndeshjet e kampionatit të planifikuara për t’u organizuar në Amerikë, me qëllim forcimin e marketingut, “thithjen” e të ardhurave si dhe për një eksperiencë të re përtej “territorit” ku ata luajnë.

Megjithatë, pasi mbyllet një derë, të tjera mund të hapen, jo vetëm për dy klubet e lartpërmendura por për të gjitha që duan ta bëjnë realitet këtë ide dhe kjo fjalë FIFA-s që po shqyrton një sërë rregullash që mund të sjellin një “rifreskim” të qasjes organizative që lejon klubet elitare të zgjerojnë ndikimin e tyre, edhe në arena të tjera.

Ky propozim, i cili do të marrë kohë për t’u vlerësuar përpara se të vijë dhe komunikimi zyrtar, do t’u mundësonte gjigantëve të Europës të drejtën për zhvendosjen e një ndeshje në kampionat, por duke u kufizuar në disa aspekte, pasi që kjo të ndodhë duhet respektuar limiti në pesë ndeshje për sezon.

Mbetet për t’u marrë në konsideratë dhe fjala e fundit e aktorëve kyç që do të zgjedhin nëse duan të çojnë përpara këtë ndryshim ose jo.