Aktorja dhe regjisorja e njohur amerikane, Maggie Gyllenhaal do të jetë presidente e jurisë në edicionin e këtij viti të” Venice Film Festival”, njoftuan sot organizatorët.
Gyllenhaal , 48-vjeçe, do të drejtojë jurinë në edicionin e 83-të të festivalit dhe do të ndajë çmimin prestigjioz “Luani i Artë” për filmin më të mirë.
Ngjarja do të zhvillohet në Venecia nga 2 deri më 12 shtator.
Gyllenhaal u shpreh e nderuar për këtë emërim dhe tha se do t’i qaset rolit me “kuriozitet, admirim dhe entuziazëm”.
Drejtori i festivalit, Alberto Barbera, vlerësoi karrierën artistike të saj.
Debutimi i saj si regjisore te ”The Lost Daughter”, fitoi çmimin për skenarin më të mirë në Festivalin e Venecias në vitin 2021.
Filmi i saj më i fundit është ”The Bride!”.
Maggie Gyllenhaal është motra e aktorit Jake Gyllenhaal.
Ata vijnë nga një familje e lidhur ngushtë me kinemanë dhe e kanë nisur karrierën që në moshë të re, duke folur shpesh për respektin dhe mbështetjen e ndërsjellë, pavarësisht rrugëve të ndryshme që kanë ndjekur.







