Sot ministrja Sala dhe Taulant Balla njoftuan ndarjen e Spitalit të Kavajës nga Spitali Universitar ‘Shefqet Ndroqi’ dhe kthimin në Spital Bashkiak, bile thanë edhe se kjo ishte reformë u shpreh Petrit Vasili.
Cilët idiotë e bënë këtë antireformë të çmendur dy vjet më parë duke bashkuar pa asnjë lidhje Spitalin Universitar ‘Shefqet Ndroqi’ me Spitalin e Kavajës?
Po ky Taulant Balla ç’hyn në këtë punë, që mban fjalime në spital si sekretarët e Partisë se Punës qëmoti?
Po Kryetari i Bashkisë së Kavajës pse nuk është aty meqë spitali u bë spital bashkiak?
Po a e kuptojnë këta rilindasit se u bënë qesharakë deri në mjerim e që sot e quajnë reforme këtë mballomë pa kuptim?
A e dinë këta se populli kësaj i thotë: “shit qen e bli këlysh”?
Po a e dinë këta që kjo s’ka asnjë lidhje me asnjë reformë, por janë vetëm mballoma mizerabël, që ju vënë gafave të pafund, që kanë bërë me shëndetësinë shqiptare?
Po a e dinë këta qeë edhe Spitalin e Kavajës e ndërtoi kjo opozitë në shtator të vitit 2010, kur ishte ne pushtet, dhe po vetë këta rilindas e kundërshtuan me të gjithë forcat ndërtimin e tij?
Megjithatë “arritje” e madhe është që reformatori i shëndetësisë Taulant Balla e ka marrë vetë situatën në dorë siç mori kultivimin e kastravecave në Lushnjë.
Tashme dihet që të gjithë injorantët dhe sharlatanët e kanë marrë qeverisjen në dorë dhe ky sebepi i Kavajës ishte vetëm një skenë e pështirë më shumë.







