Nga Irena Beqiraj
Në mënyrë të pashërueshme të korruptuar!
Projekti të cilën përfituesi i vetëm i saj, investitori e konsideron “të ndërtuar gabimisht shpejt” mbështetet në një marrëveshje me asimetri të theksuar të ndarjes së rrisqeve edhe përfitimeve midis privatit edhe publikut . E mbështetur në një ligj të përshtatur vetëm për projektin, ku ofrohen përjashtime të cilat justifikohen si zhvillim, ku mbikëqyrja zëvendësohet nga diskrecioni politik, projekti transferon asete dhe privilegjeve të mëdha publike te Eagle Hills, edhe ekspozon publikun përballë rrezikut spekulativ, humbjes së të ardhurave dhe barrës së plotë financiare të ndërtimit të një porti zëvendësues .
Transferimi i 80.9 hektarë tek investitori , ndërkohë që edhe pse investimi është vlerësuar 2 miliardë euro bilancet tregojnë se investitori “prestigjioz” po e financon atë me anë të shitjeve në avancë të apartamenteve si edhe lehtësimi bujar fiskal, pasi projekti u përjashtua nga kontributi në fondet e strehimit social rreth 57 milionë euro dhe taksa e infrastrukturës rreth 84 milionë euro , tregojnë se “gabimi” i Alabar ka transferuar në mënyrë efektive paratë publike edhe pronën publike tek ky i fundit, duke i kaluar gjithë rrisqet e projektit tek publiku.
Për më tepër realizimi i këtij projekti detyroi zhvendosjen e portit kryesor të mallrave në Shqipëri zëvendësimi i të cilit përveç vështirësive teknike të ndërtimit të portit të ri kërkon 1 miliardë euro të tjera nga buxheti i shtetit.
Ky projekt simbolizon modelin e përkthyerjes së rregullave për interesa private; legjitimimin e qeverisjes diskrecionare pa trasparencë edhe llogaridhënie ku qeveria në kundështim me ligjet e vendit negocion drejtpërdrejt me investitorët; Parlamenti miraton marrëveshjen në vend që t’a shqyrtojë atë; dhe qeverisja lokale mënjanohet ose vendoset në shërbim të pushtetin qendror; edhe ku gjithmonë nuk zhgënjen as BE -ja angazhimi i së cilës u kufizua në kritikë procedurale dhe raportim teknik, duke anashkaluar kushtëzimin edhe monitorimin në vend.
Ky projekt nuk është gjë tjetër veçse modeli i përhapur i investimeve strategjike në Shqipëri ku disiplina rregullatore shkëmbehet me spektaklin; ku “prestigji” zëvendëson llogaridhënien; ku diskrecioni rregullator, anashkalon mbikëqyrjen; ku të gjitha përfitimet transferohen tek investitorët edhe rrisqet mbeten me publikun.
Ky projekt i ndërtuar “gabimisht shpejt” është një parathënie e qartë e pëfitueshmërisë së munguar publike edhe për projekte si Sazani apo Zverneci të cilat po ashtu anashkalojnë kontrollin institucional dhe publik duke filluar nga shqyrtimi i prokurimit e deri te shqyrtimi i efekteve mjedisore edhe trashëgimisë, ku kapitali i huaj nuk tenton të rrisë vlerën e aseteve publike por thjesht ti shfrytëzojë ato. Të gjitha këto projekte bëhen të mundura jo për shkak të gjeografisë as origjinës së kapitalit por, për shkak të papërgjegjshmërisë së qeverisjes.
Për çdo projekt ku qeveria vendos që të negociojë ligjshmërinë edhe të tregëtojë interesin publik, ku fasada ofrohet si zhvillim besimi publik gërryet, duke nxjerrë në dritë të diellit faktin se kjo qeveri nuk është vëtëm e paaftë për të bërë gjënë e duhur, mbi të gjitha është në mënyrë të pashërueshme e korruptuar .
Një shprehje urtë thotë mos i kërko gënjeshtarit arsyen përse gënjeu, sepse do të sajojë një gënjeshtër tjetër për të justifikuar të parën.
Thjesht mos i jep më Besën!







