Ballina Bota Tronditëse! I kërkoi një shishe uji dhe…vjehrra ekzekuton nusen e djalit dhe...

Tronditëse! I kërkoi një shishe uji dhe…vjehrra ekzekuton nusen e djalit dhe arratiset

104
0

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Meksikën, ku një grua 27-vjeçare është vrarë me armë zjarri brenda banesës së saj, në një rast që autoritetet e kanë cilësuar si ekzekutim të ftohtë.

Viktima, e identifikuar si Carolina Flores Gomez, ish-mbretëreshë bukurie, është qëlluar me gjashtë plumba në apartamentin e saj, ndërsa në banesë ndodheshin edhe djali i saj, partneri dhe foshnja 8-muajshe e çiftit. Sipas raportimeve, autorja e dyshuar është vjehrra e saj, Erika Herrera, 63 vjeç, e cila aktualisht ndodhet në arrati.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një debati mes dy grave. Pamjet e publikuara nga mediat lokale tregojnë momentet e fundit para vrasjes, ku Erika Herrera i kërkon një shishe ujë viktimës, e cila shkon në kuzhinë, dhe pak çaste më pas dëgjohen të shtënat.

Pas krimit, dyshohet se autorja është larguar me qetësi nga vendngjarja, duke marrë sendet personale dhe duke thirrur një taksi për t’u zhdukur.

Sipas mediave meksikane, ajo më pas është takuar me djalin e saj, Alejandro Herrera, i cili mbante në krah foshnjën 8-muajshe. Në këtë moment, ajo dyshohet se ka thënë fjalët: “Më zemëroi… je i imi, të vodhi.”. Autoritetet vijojnë kërkimet intensive për kapjen e saj, ndërsa hetimet për motivet e plota të ngjarjes mbeten të hapura.