Ballina Kronika E rëndë/ Dhunohet me sende të forta një 60-vjeçar në Vlorë, transferohet...

E rëndë/ Dhunohet me sende të forta një 60-vjeçar në Vlorë, transferohet drejt Tiranës

77
0

Një 60-vjeçar i identifikuar si Isuf Kanani është dhunuar mbrëmjen e së shtunës në zonën e Lungomares. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në bypass-in e Lungomares, në brendësi të pallateve, ku 60-vjeçari është dhunuar me sende të forta.

Ai është transportuar fillimisht në spitalin e Vlorës, ku është diagnostikuar me “paz capitis”, ndërsa për shkak të gjendjes do të transferohet drejt Tiranës për trajtim më të specializuar.

Policia po punon për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.