Një autobus me nxënës ka dalë nga rruga në zonën e Manastirit të Zvërnecit në Vlorë, duke shkaktuar panik te të miturit që ndodheshin brenda.
Sipas raportimeve të para, nga incidenti nuk ka persona të lënduar. Ngjarja ndodhi teksa dy autobusë po shkëmbeheshin në rrugën e ngushtë që të çon për në Manastirin e Zvërnecit. Në pamundësi për t’u shkëmbyer, njëri prej autobusëve është batuar dhe ka dalë nga rruga, por fatmirësisht është mbajtur nga shtyllat anësore, duke bërë që pasojat të mos ishin më të mëdha.
Më tej në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrëfikëse dhe shërbimet e policisë, të cilat kanë punuar për nxjerrjen e autobusit në rrugë dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.







