Presidenti Donald Trump u evakuua me urgjencë pasi të shtëna me armë zjarri u dëgjuan në hotelin ku po mbahej darka e korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, të shtunën në mbrëmje.
Në një konferencë për shtyp disa orë më vonë, Trump tha se një person i armatosur me disa armë kishte tentuar të depërtonte në një pikë kontrolli sigurie, përpara se të vihej në pranga.
Presidenti tha se një oficer i Shërbimit Sekret ishte qëlluar, por ishte shpëtuar falë jelekut antiplumb.
Një i dyshuar ndodhet në paraburgim dhe presidenti u shpreh se motivi i tij nuk ishte i qartë.







