Ballina Lifestyle Aksident tragjik/ 1 punëtor humb jetën gjatë përgatitjeve për koncertin e Shakirës

Aksident tragjik/ 1 punëtor humb jetën gjatë përgatitjeve për koncertin e Shakirës

77
0

Një punëtor ka humbur jetën në mënyrë tragjike gjatë punimeve për ngritjen e skenës së koncertit të këngëtares së njohur kolumbiane Shakira në Rio de Janeiro të Brazilit.

Sipas organizatorëve të eventit “Todo Mundo No Rio”, incidenti ndodhi në Copacabana Beach, teksa po montoheshin strukturat për koncertin madhor që pritet të tërheqë miliona vizitorë.

Në një deklaratë zyrtare, organizatorët konfirmuan se punëtori u përfshi në një aksident gjatë punës dhe pavarësisht ndihmës së parë në vendngjarje dhe transportimit të menjëhershëm në spital, ai ndërroi jetë.

Dëshmitarë në vendngjarje kanë treguar se struktura e skenës u shemb papritur, duke shkaktuar panik mes punëtorëve që po punonin në zonë.

Koncerti i planifikuar i Shakirës mbetet një nga eventet më të mëdha muzikore të vitit në Brazil, por ngjarja tragjike ka hedhur hije mbi përgatitjet e tij.