Ballina Aktualitet Ekzekutimi i çiftit Mujeci Ish-prokurori Karanxha: Në Lezhë, kemi 35 familje të...

Ekzekutimi i çiftit Mujeci Ish-prokurori Karanxha: Në Lezhë, kemi 35 familje të ngujuara

93
0

Vrasja e Kreshnik Mujecit dhe bashkëshortes së tij 32 vjeçare Gentiana, një ditë më parë në Lezhë ka tronditur opinionin publik. Ish-prokurori Ervin Karanxha tha nga studio se kjo çështje e zvarritur prej 10 vitesh tregon dështimin e reformës në drejtësi.

“Këtu kemi 10 vite procese, tregon dështim të reformës në drejtësi. Po të ishte zgjidhur, të kishte prova mund të ishte evituar. Ky është rasti i dytë, i pari ishte ai i gjyqtarit Kalaja. Janë lënë katër fëmijë jetim. Vrasja nga të dhënat që kemi parë është për gjakmarrje, jo hakmarrje. Të dyja parashikohen si vepra penale.

Ka një rregull si mund të merret gjaku, gruaja nuk përfshihet te Kanuni i Lekë Dukagjinit. Shpresojmë të zgjidhet sa më shpejtë, sepse po ndikon në shoqërinë tonë”, tha Karanxha.

Nga ana tjetër Gjoka shprehet se vrasja ka qenë e mirëmenduar, ndërsa thekson se autorët nuk janë kursyer pasi kanë vrarë një grua. Gjoka tregon se në Lezhë ka 35 familje të ngujuara. Ai thotë gjithashtu se kanë pajtuar 70 familje ku 20 prej tyre për gjakmarrje.

“Gjaku i gruas nga anët tona është vështirë për tu mbyllur nga anët tona. Problemi është mjaft i komplikuar. Kam pyetur për Kreshnikun dhe më kanë thënë që ishte pa probleme, njeri besimtar. Këto ditë ka zhvilluar festën e ‘Shën Markut’. Kjo festë zhvillohet mes miqve. Ka bërë një festë ndryshe nga herërt e tjera, vazhdonte edhe dje. Vrasja ka qenë e paramenduar, autorët nuk u kursyen.

Ne kemi në Lezhë 35 familje të ngujuara. Ky është një problem mjaft i madh për Lezhën. Kemi pajtuar 70 familje, 20 prej tyre për gjakmarrje. Zakonisht të ngujuarit kërkojnë ndihmë”, thotë ai.

Karanxha nënvizon nga ana tjetër se qytetarët nuk duhet të bëjnë vetëgjyqësi por t’i lënë punëm organeve përkatëse.

“Fati që këta persona rrinë të mbyllur kanë burim rreziku. Policia duhet të merret me këto probleme të shoqërisë. Duhet të jetë në fokus të policisë. Qyterarët shqiptarë duhen të largohen nga vetëgjyqësia dhe t’ ia lënë punën organeve përkatëse” tha Karanxha.