Ballina Kronika Arrestohen dy kineze në kryeqytet/ Apartamentin me qira e kishin kthyer në...

Arrestohen dy kineze në kryeqytet/ Apartamentin me qira e kishin kthyer në bazë prostitucioni, nën hetim 3 persona…

82
0

Një apartament i marrë me qira në zonën e rrugës “Myslym Shyri” ishte kthyer në bazë për ushtrim prostitucioni. Operacioni policor i koduar “Foleja 6”, çoi në arrestimin e dy shtetaseve kineze dhe procedimin e tre personave të tjerë.

Në pranga ranë shtetaset H. W., 40 vjeçe dhe K. Sh., 38 vjeçe, të cilat, sipas hetimeve, ushtronin prostitucion në një apartament të marrë me qira në këtë zonë të kryeqytetit.

Gjatë operacionit, policia sekuestroi shuma parash të dyshuara si të përfituara nga kjo veprimtari, si dhe dy telefona celularë. Ndërkohë, janë proceduar penalisht edhe tre shtetas të tjerë, të dyshuar si përfitues nga aktiviteti i paligjshëm.

Njoftimi i policisë:

DVP Tiranë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 3, operacioni i koduar “Foleja 6”.

Ushtronin prostitucion në një apartament të marrë me qira, arrestohen 2 shtetase nga Kina. Procedohen penalisht 3 shtetas, përfitues nga kjo veprimtari. Sekuestrohen shuma parash të dyshuara të përfituar nga kjo veprimtari dhe 2 celularë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, bazuar në informacionet e siguruara për një rast prostitucioni, kanë organizuar dhe finalizuar në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, operacionin policor të koduar “Foleja 6″.

Në kuadër të operacionit u vunë në pranga shtetaset nga Kina H. W., 40 vjeçe dhe K. Sh., 38 vjeçe, pasi nga hetimet rezultoi se ushtronin prostitucion, në një apartament që e kishin marrë me qira, në rrugën “Mysylm Shyri”.

Gjithashtu, nisi procedimi penal për 3 shtetas, përfitues nga kjo veprimtari. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.