Ballina Politika Mbledhjet e PS si ish Byroja Politike/ Rama: Do të përjashtoj nga...

Mbledhjet e PS si ish Byroja Politike/ Rama: Do të përjashtoj nga Grupi i PS-së, Spiropali: Nuk është trimëri…më përjashto ti, jo ajo

94
0

Situata brenda Partisë Socialiste duket e tensionuar, pasi gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar, kryeministri Edi Rama paralajmëroi përjashtimin e deputetes Elisa Spiropali nga grupi, për shkak të qëndrimeve dhe postimeve të saj në rrjetet sociale.

Mësohet se deputetja Elisa Spiropali i është përgjigjur Ramës se duhet ta përjashtoj ai dhe jo ajo (duke iu referuar Belinda Ballukut).

Elisa Spiropali: Nuk është trimëri të perjashtosh, trimëri është të dëgjosh. Më përjashto ti, jo ajo.