Ballina Sport Elbasani triumfon ndaj Vllaznisë, Flamurtari merr 3 pikë ndaj Dinamos

Elbasani triumfon ndaj Vllaznisë, Flamurtari merr 3 pikë ndaj Dinamos

73
0

Këtë të hënë u zhvilluan ndeshjet e fundit të javës së 33-të të Superiores. Elbasani triumfoi me shifrat 3-1 ndaj Vllaznisë. Skuadra nga Elbasani shënoi me Tsague dhe Lajthia (x2), ndërsa për shkodranët realizoi Qato. Ekipi i Gvozdenovic kryeson kampionatin, sakaq të besuarit e Martinit janë në vendin e dytë.

Flamurtari merr 3 pikë shumë të rëndësishme për objektivin mbijetesë, duke treguar se do luftojë deri në fund. Vlonjatët e vendit të fundit mposhtën 3-1 Dinamon. Superiorja do të luajë ndeshjet e radhës në fillim të majit.