Ballina Sport Skandali për favorizimin e Interit, gati kërkesa në gjykatë për pezullimin e...

Skandali për favorizimin e Interit, gati kërkesa në gjykatë për pezullimin e Serisë A dhe ndalimin e dhënies së titullit

105
0

Avokati i njohur italian, Anxhelo Pizani, me mandat nga themeluesit e “Social Club Maradona”, tifozëve të abonuar dhe personave që kanë paguar platformat Pay TV dhe DAZN, ashtu si edhe bastvënësve dëmtuar, po përgatit një kërkesë zyrtare për ta depozituar në Prokurorinë e Romës e më pas të Napolit e Milanos, për të kërkuar pezullimin e menjëhershëm të kampionatit të Serisë A dhe bllokimin e dhënies të titullit kampion në edicionin aktual.

“Ankesa, e paraqitur në interes të tifozëve, konsumatorëve dhe bastvënësve, bazohet në themele të qarta dhe serioze ligjore:

* Apeluesit janë tifozë, abonentë televizivë dhe bastvënësve që kanë investuar në drejtësinë e kampionatit;

* Drejtësia e garës është një parakusht thelbësor për kontratat (TV me pagesë dhe baste);

* Hetimet nga Zyra e Prokurorit të Milanos kanë zbuluar prova serioze të manipulimit të vendimeve të arbitrimit, potencialisht në avantazh të një ekipi në prag të fitimit të titullit.

* Dhënia e afërt e titullit rrezikon të ndodhë në një kontekst seriozisht të kompromentuar, me dëmtime të:

* të drejtave të tifozëve për drejtësi sportive;

* të drejtave të konsumatorëve;

* interesave ekonomike të bastvënësve”, shkruhet në kërkesën që do depozitohet në gjykatë duke kërkuar ndalimin e menjëhershëm të kampionatit.

“Futbolli nuk është lojë nëse rregullat janë manipuluar. Nëse dyshimi është i bazuar dhe hetimet bazohen në prova të qarta, kampionati duhet të ndalet. Menjëherë”, shkruhet në ankimimin e avokatit italian.