Analisti Afrim Krasniqi ka ironizuar projektin hekurudhor, që tanimë prej 4 vitesh është vetëm një imagjinatë e kryeministrit Edi Rama, teksa u përpoq ta shiste si vepër të rëndësishme infrastrukturore në sytë e evropianëve.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, bashkëlidhur edhe një foto inspektimi të kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë së asokohe, Belinda Balluku të shoqëruar nga kryetarja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen, Krasniqi shfaqet ironik me ‘premtimet’ e Ramës, sikurse edhe me BE e investimet e saj.
‘…zyrtarisht kemi dy vite që udhëtojmë me tren modern, si në BE dhe me paratë e BE-së, thjesht nuk e kemi ditur/parë, siç thjesht nuk i shohim si/sa duket sukseset!’, shkruan Krasniqi, teksa e përmbyll sarkazmin me togjalëshin: ‘Udhëtim të mbarë dhe të këndshëm! European Union in Albania’.
Statusi
Jemi në fundin e muajit prill të vitin 2026. “Ne mbajmë premtimet” ishte slogani. Fotot i bëmë në vitin 2022, projekti u krye në mars 2024. Pra, zyrtarisht kemi dy vite që udhëtojmë me tren modern, si në BE dhe me paratë e BE-së, thjesht nuk e kemi ditur/parë, siç thjesht nuk i shohim si/sa duket sukseset!
Udhëtim të mbarë dhe të këndshëm!
European Union in Albania







