Ballina Rajoni Triller në mes të Athinës! 89-vjeçari qëllon me armë punonjësin e Sigurimeve...

Triller në mes të Athinës! 89-vjeçari qëllon me armë punonjësin e Sigurimeve Shoqërore, hyn në Gjykatën e Apelit dhe plagos 4 gra!

62
0

Një burrë 89-vjeçar sulmoi sot (28 prill) zyrat qendrore të EFKA-s (Enti i Sigurimeve Kombëtare Shoqërore të Greqisë), në Kerameikos të Athinës.

Ai qëlloi me pushkë gjahu, duke plagosur një punonjës në rrethana e motive që ende mbeten enigmë, pastaj mori një taksi duke fshehur armën.

Nuk mjaftoi me kaq, sepse ai mbërriti në Gjykatën e Apelit në Loukareos, qëlloi dhe plagosi katër gra të tjera. Dhe pas të gjitha këtyre, mori arratinë nga vendngjarja dhe mbetet i pa kapur, duke alarmuar autoritetet greke.

“Mbledhësi i mbeturinave 89-vjeçar, i cili më parë hyri me forcë në një ndërtesë të EFKA-së në Kerameikos dhe qëlloi një punonjës, më pas shkoi në Gjykatën e Apelit të Athinës, ku qëlloi dhe plagosi katër gra. Kjo është një distancë prej afërsisht pesë kilometrash, të cilën, sipas informacioneve fillestare, ai e përshkroi me taksi, me pushkën e fshehur në xhaketë”, informon “Protothema”.

Një ambulancë dhe dy motorë EKAB janë në vendngjarje. Të gjithë të plagosurit do të transferohen në Kryqin e Kuq. Dëshmitarët rrëfyen momentet e panikut dhe terrorit që përjetuan nga të shtënat me armë dhe kaosi.

Më herët, i moshuari shkoi në EFKA, u ngjit në katin e katërt dhe qëlloi një punonjës me pushkë gjahu, duke e plagosur në këmbë. I plagosuri u dërgua menjëherë në spital. Autori i krimit ka arritur të arratiset dhe është në kërkim. Të njëjtat informacione tregojnë se ai është një person me probleme psikologjike.

“Ai nxori pushkën nga poshtë banakut dhe qëlloi”, tha më parë një dëshmitar okular. “Ai i tha një punonjësi të zbriste dhe pastaj qëlloi”, tha një tjetër. “Ai e qëlloi në këmbë dhe iku”.