Ballina Aktualitet U akuzua për korrupsion/ GJKKO shpall të pafajshëm ish-shefin e Policisë Rrugore,...

U akuzua për korrupsion/ GJKKO shpall të pafajshëm ish-shefin e Policisë Rrugore, Roven Zeka

93
0

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur vendimin për çështjen ndaj ish-shefit të policisë rrugore Roven Zeka, duke e deklaruar atë të pafajshëm për akuzën e korrupsionit pasiv, pasi nuk u provua kryerja e veprës penale.

Ndërkohë, për të pandehurit e tjerë, gjykata ka dhënë këto vendime:

Edison Tabaku u dënua me 3 vite burg, që për shkak të gjykimit të shkurtuar u ul në 2 vite burg.
Sokol Navaku u dënua gjithashtu me 3 vite burg, të reduktuara në 2 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënim i cili u konvertua në shërbim prove.

Erges Vrioni u dënua me 1 vit e 6 muaj burg, që me gjykim të shkurtuar u ul në 1 vit dhe u konvertua në shërbim prove për një periudhë 2-vjeçare.

Vendimi i gjykatës shënon përfundimin e një procesi të ndjekur për akuzat e korrupsionit në radhët e policisë rrugore.