Ballina Kronika DURRES/ Gjendet pa jetë një 58 vjeçar në fshatin Bizë, dyshimet e...

DURRES/ Gjendet pa jetë një 58 vjeçar në fshatin Bizë, dyshimet e para të policisë

88
0

Një 58 vjeçarë, banorë i fshatit, është gjetur nga banorët e zonës pa shenja jete. lajmin e ka bërë të ditur policia e Durrësit e cila ka dhënë edhe detajet e para lidhur me ngjarjen që ka ndodhur ne fshatin Bizë, njësia administrative Ishëm. Sipas policisë kanë qenë banorët e zonës që kanë zbuluar trupin e pajetë të 58 vjeçarit duke njoftuar menjehere stacionin e policisë Manëz që kanë mbërritur në vendngjarje duke kryer edhe veprimet e para hetimore. Sipas policisë nga kqyerja fillestare dyshohet për vdekje natyrale, ndersa janë referuar në prokurori materialet hetimore.

Informacion i Policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Manëz referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi në fshatin Bizë, Ishëm, është gjetur nga banorët e zonës, pa shenja jete, shtetasi S. M., 58 vjeç. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ai ka humbur jetën për shkaqe natyrale.