Ballina Kronika Porti Durrës/Goditen 2 tentativa për të kontrabanduar mallra, në Shqipëri, 3300 palë...

Porti Durrës/Goditen 2 tentativa për të kontrabanduar mallra, në Shqipëri, 3300 palë veshje pa fatura blerjeje dhe qindra litra pije alkoolike pa fatura origjine

88
0

Në vijim të kontrolleve të mbështetura tek analiza e riskut dhe puna operative që janë intensifikuar në hyrje/dalje të Republikës së Shqipërisë, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, dhe për garantimin e qarkullimit të sigurt të shtetasve dhe mallrave, shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit goditën në hyrje të Republikës së Shqipërisë, 2 tentativa për të kontrabanduar mallra.
Konkretisht, për këto raste:

-u arrestua në flagrancë shtetasi A. P., 50 vjeç, banues në Shijak, pasi në kamionin që drejtonte, u gjetën 3300 palë veshje të dyshuara të kontrabanduara, pasi nuk kishin dokumentacion shoqërues;

-u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin Sh. D., 54 vjeç, banues në Rrogozhinë, pasi në kamionçinën që drejtonte, u gjetën sasi pije alkoolike dhe 86 shishe me këtë produkt, të dyshuara të kontrabanduara, pasi nuk kishin dokumentacion shoqërues.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.