Menjëherë pas njoftimit se 2 shtetas kishin mbetur në det, me mjetin e tyre lundrues, rreth 2 milje larg bregut, për shkak të mungesës së karburantit, shërbimet e SPK Shëngjin u nisën me mjete lundruese drejt vendndodhjes së tyre.
Shërbimet e Policisë Kuftare lokalizuan mjetin lundrues velierë dhe 2 shtetas anglezë në bord, të cilët i morën me mjet lundrues dhe i transportuan në breg. Gjithashtu, veliera u tërhoq dhe dërgua në kalatën e portit të Shëngjinit.







