Ballina Kronika DURRES/ Policia procedime për vepra penale aksident, zhurma me automjet, lëndë narkotike,...

DURRES/ Policia procedime për vepra penale aksident, zhurma me automjet, lëndë narkotike, konflikt pronësie

105
0

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një 16-vjeçare, pasi gjatë kontrollit i është gjetur një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin E. B., 47 vjeç, banues në Durrës, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, në rrugën “Azem Hajdari”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti është përplasur me bordurën e rrugës. Nga aksidenti u shkaktuan vetëm dëme materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin M. H., 20 vjeç, banues në Mbretërinë e Bashkuar, pasi ka shkaktuar zhurma duke drejtuar automjetin me shpejtësi.

Specialistët e DVKM Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin francez H. D., 48 vjeç, banues në Francë, sepse automjeti që ai posedonte rezulton në kërkim nga Interpol Paris, si automjet i vjedhur më datë 29.01.2026.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi ka kallëzuar shtetasja A. Ç. se ka mosmarrëveshje me 2 fqinjët e saj, për prishjen e një muri që ndan pronat e tyre.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.