Finalja e FA Cup mes Chelsea-t dhe Manchester City-t do të hyjë në histori jo vetëm për rëndësinë sportive, por edhe për një moment simbolik që shënon një ndryshim të madh në futbollin anglez.
Për herë të parë në 154 vite histori të kompeticionit më të vjetër në botë, një arbitër me ngjyrë do të gjykojë finalen e FA Cup.
Bëhet fjalë për Akil Howson, i cili është përzgjedhur nga autoritetet për të drejtuar ndeshjen e madhe në ‘Wembley’, më 16 maj.
Që nga edicioni i parë në vitin 1871, finalja e FA Cup ka qenë skena e disa prej emrave më të mëdhenj të futbollit anglez. Megjithatë, deri më tani, përfaqësimi etnik në trupën gjyqësore për finalen kishte mbetur i pa ndryshuar për më shumë se një shekull e gjysmë.
Emërimi i Howson-it shihet si një hap historik drejt përfshirjes dhe diversitetit në arbitrazhin anglez, duke thyer një tabu të gjatë dhe duke i dhënë një dimension të ri finales së këtij viti.
Finalja mes Chelsea-t dhe Manchester City-t pritet të jetë një nga ndeshjet më të ndjekura të sezonit, por tashmë do të mbahet mend edhe si një moment historik për vetë organizimin e futbollit anglez.







