Në Katedralen “Ngjalja e Krishtit” në Tiranë është kryer Hirotonisja e Episkopit të Amantias, Hirësi Ignatit. Gjatë fjalës së tij, Hirësi Ignati u shpreh se puna e Peshkopit është një privilegj, por mbi të gjitha një përgjegjësi.
Hirësi Ignati tha se prania e një Peshkopi do të jetë mbështetje dhe bekim për çdo përpjekje dhe dialog për mbarëvajtjen e paqes aq të dëshiruar për njerëzimin.
“Gjithë qëllimi i ekzistencës së njeriut nuk është asgjë veçse falenderim për gjithçka që Perëndia ka bërë, bën dhe do të bëjë për njeriun deri në fund. Duke qëndruar sot pranoj një tjetër detyrë të shenjtë dhe të vështirë, atë të qënit Peshop në një moshë kaq të re. Kush i dorëzohet Perëndisë nuk shqetësohet më për veten, sepse Perëndia kujdeset për të më mirë sesa ai për veten. Puna në vreshtin e Zotit është një privilegj por mbi të gjitha një përgjegjësi. Në përditshmërinë e saj puna e ungjillëzuesit kërkon sakrificë dhe dashur por mbi të gjitha kërkon në themelin e saj durimin. Prania e një Peshkopi do të jetë mbështetje dhe bekim për çdo përpjekje dhe dialog për mbarëvajtjen e paqes aq të dëshiruar për njerëzimin”, u shpreh Hirësi Ignati.
Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Joan gjatë fjalës së tij, tha se Peshkopi është një pasardhës i apostujve dhe vazhdim i linjës së tyre. Kryepiskopi Joan theksoi se detyra e Peshkopit është gjithmonë të shërbejë dhe jo të sundojë.
“Çdo ditë dorëzimi është një ditë gëzimi. Sepse i shtohet një Peshkop Kishës tonë. Dorëzimi i Peshkopit ka diçka tjetër më të veçantë. Kur merr shpirtin e shenjtë këtë mund ta përhapi dhe te tjerët. Prandaj dhe përgjegjësia ëshë më e madhe. Duhet mos të harrojmë se Peshkopi është një pasardhës i apostujve. Linja e tyre është gjithmonë e vazhdueshme. Nëse do duam Perëndinë do i duam gjithë njerëzit. Nëse një njeri d’i të shërbejë mund të ketë gjithmonë sukses. Detyra e Peshkopit është gjithmonë të shërbejë dhe jo të sundojë”, u shpreh Fortlumturia e Tij.







