Ballina Kronika Bie në prangat e policisë 50-vjeçari/ I shpallur në kërkim për drogë,...

Bie në prangat e policisë 50-vjeçari/ I shpallur në kërkim për drogë, ja dënimi nga gjykata

65
0

Një 50-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit, pasi ishte i shpallur në kërkim.

Ky shtetas është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, me 2 vite e 8 muaj burgim, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, parashikuar nga neni 284/1 i Kodit Penal.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.