Sir Alex Ferguson është dërguar në spital nga “Old Trafford” këtë pasdite pasi është ndjerë i sëmurë gjatë qëndrimit në stadium.
Nga Manchester Unitedi thonë se ndërhyrja mjekësore është bërë vetëm si masë paraprake.
Zyrtarët e klubit janë optimistë se ai do të rikthehet së shpejti në shtëpi për të vazhduar rikuperimin e plotë.
Klubi pritet të japë përditësime të mëtejshme në vijim.







