Ballina Politika “Mjaft mbrojtje politike”, emigrantët ‘shpërthejnë’ ndaj Peleshit: Hiqni imunitetin për Ballukun, hapni...

“Mjaft mbrojtje politike”, emigrantët ‘shpërthejnë’ ndaj Peleshit: Hiqni imunitetin për Ballukun, hapni rrugën e BE

77
0

Emigrantët  shqiptarë në Irlandë kanë  kryqëzuar kreun e kuvendit Niko Peleshi,  duke kërkuar heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, në mënyrë që të  hapet rruga e integrimit evropian. Ndërsa Peleshi ishte përgatitur për të bërë propagandë dhe fushate elektorale, shqiptarët e Irlandës I kujtuan korrupsionin galopant që po shpopullon vendin.

Kryetari i kuvendit Nik Peleshi përfitoi  nga vizita zyrtare në Irlandë për të organizuar takime me shqiptarët e diasporës dhe për të bërë fushate elektorale e propagandë me ta. Por takimi i tij nuk shkoi ashtu siç e kishte parashikuar  pasi  emigrantët shqiptarë në Irlandë e kanë kryqëzuar kryeparlamentarin, sa i takon mbrojtjes që mazhoranca po i bën korrupsionit,  në  rastin e Belinda Ballukut.

Ndërsa NiKo Peleshi, nisi të mbajë fjalimet  e propagandës qeveritare, një nga shqiptarët e Irlandës i kujtoi  bllokimin e procesit të integrimit për shkak të vendit të partisë socialiste për të mos lejuar  arrestimin e Belinda Ballukut. Është ky momenti kur Peleshi  ndihet i zëne ngushtë dhe nuk di ti ktheje një përgjigje.

Më tej  emigrant shqiptar,  I kujtoi  kreut të kuvendit, që është pikërisht korrupsioni I madh, që ka sjelle  largimet masive nga vendi, duke shpopulluar Shqipërinë, si asnjëherë më parë.

Kështu kryeparlamentari i cili kishte  lënë mënjane detyrën shtetërore për të bërë fushatë për partinë socialiste, nuk i funksionoi, propaganda gjatë takimit me shoqatën kulturore shqiptare në  Irlandë.