Besiana Kadare, vajza e dytë e shkrimtarëve Helena dhe Ismail Kadare ka postuar në rrjetin social Instagram dorëshkrimin origjinal (sëbashku me korrigjimet e Ismail Kadaresë) të poezisë “Shpjegim për librat Besianës së vogël”.
“E gjeta në arkiv, me korrigjimet e Ismailit”- shkruan ish Ambasadorja Besiana Kadare në postimin e saj.
Kujtojmë se shkrimtari Ismail Kadare u nda nga jeta në korrik të 2024 për të lënë një boshllëk të pariparueshëm në letrat shqipe.
Ai njihet për veprat si “Shkaba », « Muzgu i perëndive të stepës”, “Krushqit janë të ngrirë” apo dhe “Ikja e shtërgut” kushtuar Lasgush Poradecit.








