Ballina Politika “Ne zgjodhëm betonin në vend të fëmijëve”, Igli Cara “shpërthen” në Kuvend:Atje...

“Ne zgjodhëm betonin në vend të fëmijëve”, Igli Cara “shpërthen” në Kuvend:Atje ku duhet të ishte fusha,sot janë kullat

84
0

Igli Cara:  Ne zgjodhëm betonin në vend të jetës, ne zgjodhëm përfitimet në vend të fëmijëve, ne zgjodhëm të ecnim dhe të mbyllnim gojën përballë të fortit, përballë urdhrit të kryeministrit dhe interesit të privatëve. Pikërisht në ato vende ku duhet të luanin fëmijët sot ne shohim kullat, në disa vende na kanë marrë dhe trotuaret dhe nënat nxjerrin karrocat në rrugë. Babëzi e tmerrshme dhe askush nuk flet. Po kjo ngjarje mund të ndodhë përsëri. Mund të ashpërsojmë masat por dikush duhet të mbajë përgjegjëse sepse në vendin e fushës është një pallat.