Ballina Politika “Punon në administratën shtetërore”/ Alesia Balliu i përgjigjet akuzave të Gjin Gjonit:...

“Punon në administratën shtetërore”/ Alesia Balliu i përgjigjet akuzave të Gjin Gjonit: Zëdhënës i korrupsionit gjyqësor

66
0

Alesia Balliu ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke hedhur akuza të ashpra ndaj drejtuesve aktualë të Partisë Demokratike dhe ish-gjyqtarit Gjin Gjoni.

Në reagimin e saj, Balliu shprehet se një “klikë anti-SPAK dhe anti-SHBA” ka uzurpuar Partinë Demokratike, ndërsa akuzon se Gjonin e kanë nxjerrë si “zëdhënës të korrupsionit gjyqësor” për ta sulmuar publikisht në media.

Ajo i referohet edhe kreut historik të PD-së me tone ironike, duke e quajtur “Sali Frikacakun”, dhe pretendon se sulmet ndaj saj janë të dirigjuara.

Reagimi i Balliut:

Klika anti-SPAK dhe anti-SHBA që ka uzurpuar Partinë Demokratike ka nxjerrë si zëdhënës të korrupsionit gjyqësor Gjin Gjonin, nën direktivat e Sali Frikacakut, për të më sulmuar me shpifje në News 24. Familja ime dhe unë ia kemi kushtuar gjithë jetën Partisë Demokratike. Në asnjë moment nuk kam qenë pjesë e administratës shtetërore dhe e sfidoj publikisht ish-gjyqtarin e korruptuar të Sali Frikacakut të më paraqesë qoftë edhe një dokument të vetëm që provon se unë, Alesia Balliu, kam qenë e punësuar në shtet. Rrogat prej 5 mijë eurosh që merrni dhe pazaret e darkave i bëni ju me Edi Ramën.