Ballina Lifestyle Zendaya mungon në Met Gala 2026, kjo është arsyeja

Zendaya mungon në Met Gala 2026, kjo është arsyeja

70
0

Zendaya raportohet se do ta bojkotojë Met Gala-n e së hënës mbrëma – e cila këtë vit financohet nga themeluesi i Amazonit dhe miliarderi i teknologjisë Jeff Bezos dhe bashkëshortja e tij Lauren Sanchez.

Aktorja 29-vjeçare – e cila zakonisht është një nga emrat më të mëdhenj në këtë ngjarje në Nju Jork – ka pasur një agjendë të ngarkuar muajt e fundit, për shkak të promovimit të dy projekteve të saj më të fundit, The Drama dhe Euphoria.

Tani, revista ELLE Magazine ka mësuar se ajo nuk do të marrë pjesë – pasi vitin e kaluar shkëlqeu në këtë event me një kostum elegant të bardhë nga Louis Vuitton.

Kjo vjen pasi Meryl Streep thuhet se ka refuzuar të jetë një nga bashkëkryesueset e Met Gala-s këtë vit për shkak të përfshirjes së Jeff dhe Lauren.

Zendaya po merr një pauzë nga vëmendja publike pasi mbështeti bashkëshortin e saj të përfolur Tom Holland në eventin e tij Bero në Kaliforni këtë javë.

Burime për Daily Mail kanë bërë të ditur se gjithë vëmendja do të jetë e përqendruar te sponsorët kryesorë dhe bashkëkryesuesit nderi të këtij eventi glamuroz, Jeff dhe Lauren, gjatë mbrëmjes.