Ballina Kronika Arrestohen nga policia dy persona/ Drejtonin automjetet në gjendje të dehur, pas...

Arrestohen nga policia dy persona/ Drejtonin automjetet në gjendje të dehur, pas kryerjes së testit të alkoolit…

76
0

Dy persona janë arrestuar nga policia, pasi u kapën duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. Në pranga ka rënë një 40-vjeçar dhe një 52-vjeçar.

Pas kryerjes së testit të alkoolit, këta shtetas rezultuan se drejtonin automjetet në gjendje të dehur, përkatësisht;

-shtetasi R. B. me masën 0.84 mg/l,

-shtetasi Sh. Sh. me masën 0.53 mg/l.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.