Policia e Tiranës ka vijuar zbatimin e planit të posaçëm të masave për goditjen e aktiviteteve ekonomike që ushtrohen në kundërshtim me ligjin, duke evidentuar raste të reja të këmbimit valutor të palicencuar.
Gjatë kontrolleve të ushtruara, janë konstatuar 3 subjekte ku kryhej aktivitet i këmbimit valutor pa licencën përkatëse. Ndërkohë, vetëm gjatë ditës së djeshme janë goditur edhe 2 raste të tjera në këtë fushë, në kuadër të të njëjtit plan masash.
Si rezultat i veprimeve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale kanë referuar materialet në Prokurori, duke nisur procedimin penal për 3 pronarët e subjekteve. Bëhet fjalë për shtetasit me iniciale O. L., 31 vjeç, E. P., 35 vjeçe dhe M. D., 40 vjeç, të cilët ushtronin aktivitetin në rrugët “Abdyl Frashëri”, “Sokrat Miho” dhe “Sulejman Delvina”.
Gjatë kontrolleve janë sekuestruar shuma të konsiderueshme parash, konkretisht 45 000 euro, 7 000 dollarë, 3 000 paund dhe 1 500 000 lekë, të cilat dyshohet se përdoreshin në funksion të këtij aktiviteti të paligjshëm.
Njoftimi i plotë:
Policia e Tiranës/Vijon zbatimi i planit të posaçëm të masave për goditjen e rasteve të ushtrimit të aktiviteteve ekonomike, në kundërshtim me ligjin.
Konstatohet se ne 3 subjekte kryhej këmbim valutor, pa licencë.
Dje, Policia e Tiranës, në zbatim të këtij plani, goditi dhe 2 raste në këtë fushë.
Vihen në hetim 3 pronarët e subjekteve.
Sekuestrohen 45 000 euro, 7000 dollarë, 3000 paunde dhe 1 500 000 lekë.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale, në vijim të kontrolleve të kryera në zbatim të planit të posaçëm të masave “Për goditjen e aktiviteteve të paligjshme”, evidentuan 3 raste të tjera të këmbimit të valutave, nga subjekte të palicencuara për këtë aktivitet.
Për këto raste u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për 3 pronarët e subjekteve në rrugët “Abdyl Frasheri”, “Sokrat Miho” dhe “Sulejman Delvina”, shtetasit O. L., 31 vjeç, E. P., 35 vjeçe dhe M. D., 40 vjeç.
Kontrollet dhe verifikimet ndaj shtetasve dhe në subjekte, vijojnë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.







