Ballina Kronika DURRES/ Policia pranga dhe procedime per vepra penale drejtim automjeti i dehur,...

DURRES/ Policia pranga dhe procedime per vepra penale drejtim automjeti i dehur, pa leje drejtimi, këmbim valutor pa licencë, rrahje, ndërtim pa leje

83
0

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare arrestuan në flagrancë shtetasin S. P., 54 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap në lagjen nr. 11, duke ushtruar aktivitetin e këmbimit të valutave, pa licencë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shuma parash në valuta të ndryshme dhe bono thesari.

Specialistët e qarkullimit rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-P. Gj., 76 vjeç, banues në Durrës, pasi është kapur duke drejtuar automjetin, në efektin e alkoolit;
-A. Gj., 20 vjeç, banues në Durrës, pasi është kapur duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-N. N., 46 vjeç, banues në Durrës, pasi ka shpërdoruar një sipërfaqe toke;
-një 17 vjeçar, pasi ka goditur me grushte një 54-vjeçar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. K., 40 vjeç, banues në Durrës dhe B. H., 56 vjeç, banues në Gjakovë, pasi janë konstatuar duke kryer punime ndërtimi, pa leje, në zonën e quajtur “Sektor Teuta”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-A. K., 39 vjeç, banues në Kavajë, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet një armë e ftohtë (thikë);
-një 14-vjeçar, pasi dyshohet se i ka vjedhur telefonin dhe një shumë parash, shtetases F. Q., në lagjen nr. 5, si dhe ka vjedhur një shumë parash, në banesën e shtetases Xh. Ç., në Rrogozhinë.
Gjithashtu, u kryen veprimet procedurale për procedimin në gjendje të lirë të shtetasit K. Ç., 26 vjeç, banues në Kavajë, i cili ishte shpallur në kërkim si i dyshuar për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Paligjshme referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi dyshohet se shtetasit L.A., 39 vjeç dhe M. A., 37 vjeçe, kanë shfrytëzuar fëmijët e tyre të mitur për të lypur në rrugë.

Specialistët e Stacionit të Policisë Manëz referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi në një lokal në fshatin Fermë-Sukth, ka humbur jetën shtetasi M. K., 70 vjeç, dyshohet për shkaqe natyrale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.